Zidane: Kemi një finale me Dortmundin, nuk dihet për lëndimin e Bale

Zinedine Zidane ka folur pas ndeshjes për kualifikimin dhe lëndimin e Gareth Bale.

Ai e konsideron ndeshjen me Sportingun si shumë të vështirë, ndërsa ndaj Dortmundi pritet si një finale.

“Kemi pasur momente të vështira në këtë ndeshje, por kjo është normale në një ndeshje të Ligës së Kampionëve”.

“Shënuam një gol të dytë të mrekullueshëm dhe e rëndësishme është se fituam këtu. Morëm atë që erdhëm për ta marrë. Tani luajmë finalen kundër Dortmundit”.

“Gareth Bale ka pësuar më shumë përdredhje sesa goditje, por do të shohim çfarë është problemi. Nesër ose më vonë do të testojmë”, ka thënë pas takimit Zinedine Zidane