Si ndikon qumështi i nënës në zhvillimin e dhëmbëve te fëmijët

Është e njohur që ushqimi i foshnjave me qumështin e nënës ndikon pozitivisht si te nëna, ashtu edhe te foshnja.

Ushqimi i foshnjave me qumështin e nënës u krijon atyre imunitet të shkëlqyeshëm, plotëson nevojat nutritive, gjithashtu krijon lidhje më të afërt me nënën.

Kjo siguri e këtillë e cila realizohet ndërmjet nënës dhe fëmijës, më vonë ndikon që fëmijët, të cilët janë ushqyer me qumësht të nënës, kanë aftësi më të mira kognitive, kanë nivel më të lartë të vetëbesimit dhe sigurisë.

Qumështi i nënës ndihmon në rritjen e drejtë dhe në zhvillimin e nofullave. Për zhvillim të drejtë është i domosdoshëm të ushqyerit e foshnjave me qumësht të nënës të zgjatë minimum 6 muaj, transmeton Telegrafi.

baby-with-finger-cleaning-massaging-gums

Më pak se 6 muaj apo fare mosushqyerje me qumësht të nënës, çon në shfaqje të shpeshta të anomalive ortodonike.

Studimet e reja tregojnë që prolongimi i ushqimit me qumësht nëne nuk është i lidhur me zhvillimin e kariesit te fëmijët.

Sot edhe stomatologët e fëmijëve i inkurajojnë nënat që t’i ushqejnë me qumësht gjiri fëmijët e vet.

 

Mirëpo, ajo që mund të ndikojë në zhvillimin e kariesit është ushqimi i shpeshtë me gji gjatë natës me bebiron, aq më par

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.