Sevilla – Real Madrid, formacionet (Foto)

Sevilla dhe Real Madrid do të përballen sonte, nga ora 21:15, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Copa del Rey

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Jorge Sampaoli, trajneri i Sevillas, do të inkuadrojë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, derisa strategu i Los Blancos, Zinedine Zidane do t’i pushojë yjet.

Ai për këtë takim në shtëpi ka lënë Cristiano Ronaldon, Luka Modricin dhe Iscon, përcjell Express.

Real Madrid është afër kalimit në fazën tjetër të Copa del Rey pasi takimin e parë ndaj Sevillas e ka fituar me rezultat 3:0.