Sekuestrohen armë në një shtëpi në Prizren

Policia e Prizrenit ka kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike të kalibrit 7.62mm.

Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale  te i dyshuari L B.

Po ashtu gjatë  intervistës  se personit të dyshuar A.D i njëjti ka treguar agresivitet ndaj personit zyrtar ku edhe e ka sulmuar atë.

Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme ku me urdhër të Prokurorit të shtetit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.