Reali nuk gabon në Bernabeu ndaj Napolit (Video)

Real Madridi ka fituar ndaj Napolit në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Los Blancos ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për klubin spanjoll.

Mysafirët befasuan në minutën e tetë me golin e bukur të Lorenzo Insignes nga distanca, ndërsa Karim Benzema barazoi shifrat në minutën e 19-të dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Reali e filloi mirë pjesën e dytë dhe me golin e Toni Kroos në minutën e 49-të kaluan për herë të parë në epërsi në këtë takim.

Golin e qetësisë e shënoi Casemiro në minutën e 54, i cili ishte thjesht fantastik.

Ndeshja e kthimit luhet më 7 mars.