Mustafa: Projektligji për Demarkacionin së shpejti në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se është duke punuar rreth grumbullimit të votave të nevojshme për ri-procedimin e Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend.

Mustafa është shprehur i bindur se ratifikimi i Projektligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të ndodhë shumë shpejt.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë  fushatës promovuese të qumështit në Kosovë ‘Qumështi i vendit tim’.