Kush është lojtari më i mirë në histori të Real Madridit? (Foto/Video)

Gazeta e njohur spanjolle Marca e ka hedhur një sondazh për ta zgjedhur lojtarin më të mirë të Real Madridit.

Redaktorët e kësaj gazete i kanë zgjedhur lojtarët më të mirë dhe e kanë hapur një sondazh.

Ata kanë zgjedhur gjashtë lojtarë.

I pari është Alfredo Di Stefano, i pasuar nga Gento, Raul Casilla, Zidane e Cristiano Ronaldo.

Ata i kanë shpjeguar edhe arsyet pse i kanë zgjedhur këta lojtar.

lojtari-12

Rezultati aktual te gazeta Marca

Votat aktualisht e favorizojnë portugezin.

Di Stefano

Ai mund të sulmonte, ai mund të mbronte. Ai luajti për 11 sezone me Real Madridin, duke fituar 15 trofe dhe dy Topa të Artë.

Gento

Ka shumë lojtarë që kanë fituar trofe me Real Madridin e madh. Por Gento ka fituar gjashtë kupa evropiane me klubin, në 18 vite, ku kishte 601 paraqitje.

Raul

Njëri nga ata që ka luajtur dhe ka shënuar pafund. Ishte i rrezikshëm para portës, ndërsa kishte fituar 16 trofe duke përfshirë edhe tri Liga të Kampionëve.

Casillas

Debutoi në vitin 1999. Portieri legjendar spanjoll u largua drejt Portos në vitin 2015.  Ai ka 725 paraqitje dhe 19 trofe të fituar me klubin mbretëror.

Zidane

Udhëheqës i epokës së ‘Galacticos’, francezi nuk ishte nga ta që vetëm fitonte, por me stilin e tij unik i bëri të gjithë të dashurohen në të. I pa harruar goli në finale i vitit 2002.

Cristiano Ronaldo

Askush nuk ka përqindje të shënimit si ai me fanellën e Real Madridit. Ronaldo ka 377 gola në 365 ndeshje. Deri më tani ai i ka fituar nëntë trofe me Real Madridin dhe është duke e synuar të 10-tin në Botërorin e klubeve.