Ke nevojë për një grim të thjeshtë për mbrëmjen sonte? Të duhen vetëm pesë minuta (Video)

Është nata e fundit e këtij viti, që do të thotë është koha për të menduar për Vitin e Ri sa më parë të jetë e mundur.

Ok, mund të kesh nevojë për ndihmë andej nga departamenti i bukurisë. Këtu do të gjesh një grim shumë të thjeshtë që mund ta bësh në shumë pak minuta.

Cila është pjesa më e bukur? Që ke mbaruar në vetëm pesë minuta para se të mbyllësh derën dhe të dalësh.

1. Apliko bazën e grimit. Hiq dorë nga nuancat dhe fillo me një bazë grimi të thjeshtë. Pastaj merr furçën e grimit dhe fillo ta përhapësh me kujdes. Njëtrajtësoje fytyrën dhe pastaj fillo hapin tjetër.

2. Apliko një hijezim. Meqenëse po shkon në një festë të Vitit të Ri, përdor një hijezim që të jep freski, nuk të rëndon pamjen dhe është natyral. Kujdes aplikimin nën sy.

3. Konturo mollëzat. Dhe pas kësaj shto edhe pak hijezues në faqe për t’i bërë ato më të dukshme.

4. Shto pak xixa. Është Vit i Ri mbi të gjitha. Nise me pak atmosferë festash dhe me xixa. Apliko pak në sy (pa e tepruar).

5. Mos harro tushin. Sigurohu që të kesh një cilësor dhe me furçën e duhur për të t’i theksuar edhe më shumë qerpikët.

 

6. Në fund, buzëkuqi i kuq. Vendos një buzëkuq të theksuar për të kompletuar pamjen tuaj.

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.