Instagram tani ka 800 milionë përdorues

Instagram është në rrugën e drejtë për t’u bërë një rrjet social që ka një miliard përdorues. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se tani ka 800 milionë përdorues në mbarë botën.

Ky shërbim ka shtuar edhe 100 milionë përdorues mujor vetëm që nga prilli 2017. Këto shifra u publikuan në një ngjarje të Javës së Reklamimit në New York. Kompania vazhdon të rritet me një ritëm të madh.

Instagram ka zbuluar se ka 500 milionë përdorues aktivë të përditshëm. Rivali i saj, Snapchat nuk është aspak i afërt sa i përket përdoruesve të përditshëm aktivë. Snap tha muajin e kaluar se Snapchat ka 173 milionë përdorues aktivë të përditshëm.

Kompania gjithashtu konfirmoi se koha e kaluar duke shikuar video në Instagram është më e madhe për 80 për qind nga viti në vit, gjë që tregon se karakteristikat dhe përmirësimet që ka bërë për ofertat e saj me video po shpaguhen.

Në fakt, katër herë më shumë video janë duke u prodhuar çdo ditë në Instagram në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Kjo do të thotë që reklamuesit tani janë të gatshëm të shpenzojnë dollarë në Instagram.

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.