Ilaçi më i mirë për migrenë: Gjendet në organizmin tuaj!

Bëni analizën e hekurit dhe sheqerit në gjak, ulni marrjen e artikujve të cilët nuk kanë vlera nutritive, por të cilët kanë kalori të lartë.

Migrena është sëmundje neurologjike, e cila shfaqet herë pas here dhe shkakton dhembje të mëdha koke.

Jo rrallë, dhembja përfshin gjysmën e kokës, ndërkaq shkaktari i kësaj gjendjeje ende nuk është hulumtuar saktësisht.

Në vend që të merrni analgjetikë të cilët shpesh ndaj kësaj dukurie bëhen rezistues, kërkoni ndihmën e natyrës.

Krahas aktiviteteve fizike të lehta, praktikoni mënyrën e shëndetshme dhe të rregullt të ushqimit. Hani ushqim të pasur me magnez, ku bëjnë pjesë perimet e gjelbra, drithërat, bishtajoret, domatja,transmeton Telegrafi.

Përbërësi i bimës rrodha (lat. Arctium Lappa) është treguar ideal për luftimin e telasheve të cilat i shkakton migrena.

Meqenëse disa forma të sulmeve të migrenës janë pasojë e gjendjeve depresive dhe të anksiozitetit, shtoni prodhimin e serotoninës në organizmin tuaj me artikuj të pasur me proteina.

Sado që të jetë e mundshme, hani xhenxhefil apo pini çaj.

Përkufizoni futjen e kafeinës në organizëm dhe pini lëngje të mjaftueshme, sepse te situatat e këtilla dehidratimi përkeqëson gjendjen.

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.