Flet agjenti i Ronaldos: Ai është i hidhëruar, por nuk ka vend për shqetësim

Cristiano Ronaldo po raportohet se do të largohet gjatë verës prej Real Madridit.

Mediat spanjolle dhe portugeze kanë raportuar sot për pakënaqësitë e reprezentuesit portugez me zyrtarët e klubit madridlen.

Shtatë alternativat e Realit në rast të largimit të RonaldosShtatë alternativat e Realit në rast të largimit të Ronaldos

E gjithë kjo pasi sipas meidave atij nuk i doli në ndihmë klubi në momentin që akuzohej për evazion fiskal, gjegjësisht shmangies së pagimit të tatimit në të ardhurat që kapin vlerën prej 15 milionë eurove.

Por, në orët e mbrëmjes madrilenët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Jorge Mendes rreth lajmeve të fundit, i cili ka treguar gjendjen e fundit rreth portugezit.

“Është një moment acarimi, ai është paksa i hidhëruar. Nuk ka vend për shqetësim, do të flasim kur të kthehet nga angazhimet me kombëtaren”, mësohet t’i ketë thënë Mendez zyrtarëve të Realit.

 Ky i fundit thuhet se i ka dhënë ultimatum portugez që të zgjedh të ardhmen pasi që Zinedine Zidane dëshiron të dijë se me kë do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar dy tituj të ligës spanjolle dhe tre herë Ligën e Kampionëve.