Facebook tani ju ndihmon të gjeni WiFi publik!

Facebook ka filluar testimin e hershëm të një tipari të dizajnuar për të gjetur vendet me Wi-Fi publik që i keni afër.

Kompania e rrjetit social ka konfirmuar se tipari i zbulimit të Wi-Fi është lansuar tashmë, mirëpo tani për tani mund të gjendet vetëm në disa shtete të caktuara.

“Për t’i ndihmuar njerzve të mbesin të lidhur me shoqërinë e tyre dhe përvojat për të cilat ata kanë nevojë, ne do të shfaqim një tipar të ri që gjen rrjetet Wi-Fi që janë afër,” ka deklaruar një zëdhënës i Facebook për VentureBeat.

Për të parë nëse ky tipar është i gatshëm në telefonin tuaj, shikoni opsionet e menysë për të gjetur tiparin “Enable Find Wi-Fi”. Nëse ky opsion shfaqet, atëherë duhet t’a ndizni në mënyrë që aplikacioni të zbulojë vendet e afërta që kanë pika të çasjes në internet.

Facebook sugjeron të lejoni aplikacionit të marrë historinë e lokacionit tuaj kështu që aplikacioni të mund të ketë lokacione më precize përmes pajisjes suaj.