Dafina gjen 20 dollarë (Foto)

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka braktisur Kosovën duke vazhduar kështu të jetojë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse e fokusuar në punë me projekte të reja, ajo po gjen kohë përsëri për lëvizje të shumta nëpër disa qytete atje.

E gjatë këtyre lëvizjeve duket se Duffyen po e ndjek një fat mjaft i mirë, transmeton Prive.

Kjo për arsye se këngëtarja ngado që po shkon po gjen shuma të ndryshme parash për të cilat tashmë ka filluar të brengoset se mos nënkuptojnë ndonjë gjë negative.

Dafina e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën i mban 20 dollarë në dorë.

“Pyes veten çfarë do të thotë kur gjen para ngado që shkon”, është mbishkrimi i fotografisë.