Blerim Destani dhe ora e tij në vlerë afro 44 mijë euro (Foto)

Blerim Destani është ndër yjet më të pasura shqiptare dhe natyrisht se pëlqen luksin dhe aksesorët e shtrenjtë.

Një prej tyre është ora e tij e shtrenjtë e brendit Audemars Piguet, Royal Oak Offshore Chronograph.

 

Sipas faqes What They Wearin në Instagram, vlera e orës së aktorit të famshëm nga Tetova është 43.875 euro.

 

Audemars Piguet, Royal Oak Offshore Chronograph (Foto: Rox)

Destani i ka postuar disa fotografi në Intagram, ku shihet teksa mban orën e tij të shtrenjtë.

Noizy dhe Blerim Destani shfaqen duke kënduar 'tallava' (Video)Noizy dhe Blerim Destani shfaqen duke kënduar ‘tallava’ (Video)

 

Audemars Piguet është një prodhues zviceran i orëve i themeluar në vitin 1875, nga Jules Louis Audemars dhe Edward Auguste Piguet.

 

(Foto: Instagram/Blerim Destani)

 

Royal Oak është ora më e popullarizuar që prodhon në ditët e sotme Audemars Piguet. Për herë të parë doli në treg në vitin 1972 me dizajn të Gerald Genta dhe është ndër orët e parë luksoze sportive.

Për të shënuar 20 vjetorin e Royal Oak, kompania e angazhoi Emmanuel Gueitin për të dizajnuar orën e re të njohur si Royal Oak Offshore që rezultoi shumë e pëlqyeshme dhe e suksesshme në treg. /Telegrafi/

 

(Foto: Instagram/Blerim Destani)

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.