Balotelli shumë pranë Juventusit?

Juventusi është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Nice, Mario Balotelli, si lojtar të lirë – bën të ditur një njoftim në The Sun.

Sipas gazetës britanike, që e konsideron lajmin si ekskluziv, raporti i mirë i Bianconerëve me agjentin e italianit, Mino Raiola, është vendimtar, kur kihet parasysh se ai përfaqëson edhe Blaise Matuidin dhe Moise Keanin.

 

(Foto: Getty Images)

Madje flitet për një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin 27-vjeçar, i cili thuhet se do të mirëpritet te Zonja e Vjetër, sidomos nga kapiteni Gianluigi Buffon që dëshiron t’i ndihmojë SuperMarios që të kthehet në majat e futbollit.

 

The Sun raporton se te Juve, Balotelli nuk do të ishte vetëm një rezervist i zakonshëm i Gonzalo Higuainit, por do të luante rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës .

Mario ka shkëlqyer këtë edicion me Nice duke shënuar 18 gola në 23 paraqitje me klubin francez.

 

Në të kaluarën, 27-vjeçari ka luajtur për rivalët e bardhezinjve, Inter dhe Milan, ndërsa karriera e tij është zhvilluar edhe në Angli, te Manchester City dhe Liverpooli.

 

 

Ai ka qenë ndër lojtarët kryesore të Italisë në ‘Euro 2012’, mirëpo problemet me disiplinën kanë bërë që trajnerët të mos e angazhojnë te klubet e mëdha. 

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.