Anulohet ndeshja e Ilir Latifit për shkak të lëndimit

Kampioni kosovar në UFC, Ilir Latifi ka anuluar meçin e shumë pritur për shkak të një lëndimi.

Latifi përmes rrjeteve sociale ka shkruar një kërkim falje për tifozët të cilët mezi kanë pritur duelin mes tij dhe Ovince Saint Preux, duel ky që pritej të zhvillohej më 27 janar.

“Më vjen shumë keq për luftën e anuluar. Ovince më jepni disa javë për t’u shëruar dhe unë do të kthehem shumë shpejt”.

“Le t’u japim tifozëve një luftë”, ka shkruar Latifi.

Lufta e shtyrë me gjasë do të zhvillohet më 24 shkurt.

Ovince është një super luftëtar, ku në 32 meçe ka të fituar 22 herë, 11 me “KO”.

Lini një përgjigje

Your email address will not be published.