Antibiotikun megjithatë NUK duhet “ta pimë deri në fund”?

Me siguri edhe ju një mijë herë deri tani keni dëgjuar që antibiotikët duhet patjetër të pihen deri në dozën e përshkruar, mirëpo hulumtimi i ri nxjerr fakte të tjera të kësaj teorie…

Në raportin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili është pjesë e fushatës së ngritjes së vetëdijes për përdorimin e antibiotikëve, theksohet që ekzistojnë edhe argumente të cilat janë në favor të tezës që terapia me antibiotikë mund të ndërpritet pas tërheqjes së simptomave, edhe nëse nuk janë pirë të gjitha ilaçet,

Nëse vazhdohet marrja e antibiotikëve edhe pas tërheqjes së simptomave, gjë që do të ishte në harmoni me rregullën e njohur, pacienti mund t’i ekspozohet rrezikut të shtuar nga zhvillimi i reaksioneve alergjike, dëmtimit të veshkave, dëmtimit të rruazave të kuqe të gjakut apo problemit me mëlçinë, thotë dr. Louis Rice, drejtues i Shkollës Mjekësore në Universitetin Brown.

Ekspozimi ndaj antibiotikëve është ajo që zhvillon rezistencën e baktereve, thotë dr. Rice.

Nëse vazhdoni të merrni antibiotikë më gjatë seç është e nevojshme, pra, pasi që infeksioni të jetë shëruar, bakteret kanë më shumë kohë që të “mësohen” se si t’i rezistojnë veprimit të ilaçit. Dhe, pikërisht është kjo që çon deri në rezistencën e disa llojeve ndaj antibiotikëve.

“Sa më gjatë që të merren antibiotikët, aq më i madh është probabiliteti që numerikisht të bëhen dominuese bakteret të cilat ndaj tyre janë rezistuese, para së gjithash, në traktin gastrointestinal dhe në lëkurë”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që terapinë duhet ta ndërprisni krye në vete, tërheq vërejtjen ai.

Ekzistojnë raste të caktuara, siç janë streptokoku në fyt, sëmundja legjionare apo tuberkulozi, te të cilat është shumë me rëndësi që terapinë ta çoni deri në fund, shkruan Men’s Health.

Mirëpo, ka edhe gjendje te të cilat kjo nuk është e domosdoshme.

Prandaj, është me rëndësi të konsultoheni me mjekun kur të ndiheni më mirë, madje edhe nëse terapinë nuk e keni marrë deri në fund.